Cerave – Hydrating Hyaluronic Acid Serum

-15% Off

Çmimi origjinal qe: 2950 L.Çmimi i tanishëm është: 2507 L.

Serum me Acid Hialuronik për lekurë normale në të thate.

Përshkrim

Përshkrimi i Produktit

Cerave Hydrating Hyaluronic Acid Serum

Acidi hialuronik është një përbërës i fuqishëm hidratues që gjendet natyrshëm në lëkurën tuaj. Megjithatë, me kalimin e kohës pakësohet dhe është e nevojshme rivendosja e niveleve optimale për të parandaluar tharjen e lëkurës.

Serumi hidratues me acidi hialuronik CeraVe me vitaminë B5 dhe tre ceramide thelbësore përmirëson hidratimin e epidermës duke u lidhur me ujin, siguron deri në 24 orë hidratim dhe i jep lëkurës një pamje të lëmuar. Pavarësisht nëse e përdorni vetëm ose të kombinuar me serume dhe hidratues të tjerë, serumi me teksure xhel-krem rimbush rrudhat, rikthen funksionin barrierë dhe siguron menjëherë lëkurë më të butë.

Veçoritë e produktit:

  • Teknologjia MVE është sistem i patentuar shpërndarjeje i cili çliron vazhdimisht përbërës hidratues për hidratim përgjatë 24-orëve.
  • Jo komedogjen, pa aromë & pa paraben
  • Përmban Ceramide të cilat ndihmojnë në rivendosjen e barrierës natyrale të lëkurës, duke penguar depertimin e elementëve të dëmshëm dhe ruajtjen e lagështisë optimale.
  • Acidi Hyaluronic është esencial për ruajtjen e ekuilibrit hidrik të lëkurës. Ndihmon për krijimin e një strukture të lëmuar dhe të shëndetshme.

Rezultatet klinike

  • 90% e përdoruesve të testuar thanë se lëkura e tyre ndihej e hidratuar intensivisht.
  • 98% e përdoruesve të testuar thanë se lëkura e tyre ndihej më e lëmuar pas vetëm katër javësh përdorimi

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje para kremit hidratues. Shmangni zonën e syve, në rast kontakti me sytë shplajeni me ujë të bollshëm. Tundeni përpara përdorimit.

Informacion shtesë

size

30ml

Farmaci Online në Shqipëri - Produkte Origjinale & Dorëzim i Shpejtë

Cerave – Hydrating Hyaluronic Acid Serum

Çmimi origjinal qe: 2950 L.Çmimi i tanishëm është: 2507 L.