Përshkrim
Seti për fëmijë përmban: a) locionin me spf 50 me mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezatimit diellor dhe b) kremin larës Lipikar 100ml. Seti i përshtatet bebeve me lëkurë të thatë dhe shumë të thatë me tendencë dermatiti atopik. Locioni spf 50 përshtatet për fytyrën dhe trupin në moshat 6 muaj e lart, edhe për lëkurat më intolerante. Ai përmban gjalpë shea që ushqen dhe hidraton lëkurën dhe ujë termal me veti zbutëse e antioksidante. Kremi larës është një përkujdesje pastruese delikate për lëkurat e thata. Ai qetëson irritimet, pruritin që në ditët e para të jetës së bebit. Nuk përmban aroma dhe sapun. I përshtatshëm për skalpin, rrjebullën dhe zonën intime. Përbërësit e tij kryesorë janë: 1) gjalpi shea me rol ushqyes i cili rikthen filmin hidrolipidik, 2) niacinamidet që kontrollojnë inflamacionin dhe e qetësojnë dhe 3) Aqua Posae filiformis, një probiotik që ribalancon mikrobiomën për një lëkurë më të shëndetshme. Testuar nën kontrollin pediatrik, dermatologjik dhe oftalmologjik.