Përshkrim
Suplement ushqimor me ekstrakte të bimëve Ekinacea, vitamin C dhe zink për funksionimin e mirë të sistemit imunitar. Është me shije limoni dhe rekomandohet të përdoret për të rriturit, adoleshentët mbi 12 vjeç si dhe diabetikët. Echinacea është një bimë e njohur që nga kohërat antike dhe përdoret rregullisht gjatë periudhës së dimrit, për shkak të efektit pozitiv në sistemin imunitar. Vitamina C është e rëndësishme për funksionimin normal të sistemit imunitar dhe për reduktimin e lodhjes. Zinku është një element që gjendet në sasi të vogla në trup, por është i rëndësishëm pasi mbron qelizat nga stresi oksidativ dhe rrit imunitetin.