Suplement i formuluar për të mbështetur qetësinë mendore dhe reduktimin e stresit. Përmban ekstrakte natyrale me efekt relaksues dhe ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Suplement lëngshëm për foshnja dhe fëmijë, i pasuruar me probiotikë për ruajtjen e florës intestinale. Përmirëson tretjen dhe redukton shqetësimet gastrointestinale. I përshtatshëm për përdorim që nga lindja, me pipetë praktike për dozim të saktë.
Formulë me vitamina dhe probiotikë për përforcimin e sistemit imunitar të fëmijëve. Ndihmon në rritjen e rezistencës ndaj virozave dhe infeksioneve. I përshtatshëm për përdorim gjatë stinëve të ftohta ose periudhave me stres imunitar.
Formulë e posaçme për gratë gjatë menopauzës, me izoflavone, vitaminë D dhe B6 që ndihmojnë në balancimin hormonal, kockat dhe humorin. Redukton ndjeshëm valët e nxehta, djersitjen e natës dhe shqetësimet emocionale. Pa estrogjenë dhe përbërës shtazorë.