Pika natyrale me bazë ekstraktesh bimore si valeriana, pasiflora dhe melisa, që ndihmojnë në qetësimin emocional, reduktimin e stresit dhe përmirësimin e gjumit. I përshtatshëm për të rritur dhe adoleshentë. Përdoren disa pika në pak ujë, para gjumit ose në momente stresi.
Suplement për nyjat dhe kockat me glukozaminë, kondroitinë, MSM dhe kolagjen. Ndihmon në reduktimin e dhimbjeve artikulare dhe përmirësimin e lëvizshmërisë. I përshtatshëm për persona aktivë, sportistë apo ata me probleme të artikulacioneve.
Suplement i pasur me vitaminë D3, vitaminë K2 dhe kalcium për forcimin e kockave dhe mirëmbajtjen e nivelit të duhur të kalciumit në gjak. E rekomanduar për të gjitha moshat, veçanërisht për gratë në menopauzë dhe personat me mungesë të vitaminës D.
Suplement për kontrollin e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Me përbërës si monakolina K nga orizi i kuq fermentuar dhe polikosanol, ndihmon në ruajtjen e një profili të shëndetshëm lipidik. I sigurt dhe pa gluten.